Elisa Spiropali tregon forcën: Taulant, mblidhe grupin parlamentar dhe diskuto çështjen time! Kujdes, vendimi të jetë i menduar! (PARALAJMERIMI)
Elisa Spiropali, ish-ministrja e Jashtme e Shqipërisë ka replikuar publikisht me Taulant Ballën, kryetarin e grupit parlamentar të PS, duke I hapur rrugë kështu të parit debat public Brenda Partisë Socialiste.
Në një dedikim në rrjetin social Facebook, Spiropali I drejtohet Taulant Ballës duke I thënë se sapo kishte lexuar deklaratën e tij për analizë në grupin parlamentar për mungesën e Elisa Spiropalit në seancën parlamentare të Kuvendit te 12 marsit kur u votua për lejimin e arrestimit ose jo të Belinda Ballukut.
“Taulant, e lexova me vonesë një deklaratë tënden publike. Jam plotësisht dakord. Nëse çështja kërkon konsultim me grupin parlamentar, atëherë është pikërisht ajo që duhet bërë pa vonesë.
Thirre grupin dhe zhvillojmë një diskutim të plotë. Vendimmarrja kolektive është forca e grupit të PS dhe garancia e legjitimitetit politik. Çdo qëndrim që del nga një diskutim i hapur, i troçtë dhe i ndërgjegjshëm, meriton respekt, pavarësisht drejtimit që merr.
Rëndësi ka që vendimi të jetë i menduar, i argumentuar dhe në përputhje me përgjegjësinë që kemi përballë publikut”, shkruan Spiropali në paralajmërim për Taulant Ballën.