Berisha: Fshehën rastin e Durrësit, mjekët e morën vesh nga mediat

Ish kryeministri Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, për të cilët thotë se bënë gjithçka për të fshehur rastin e Durrësit.

Berisha thotë se mjekët e morën vesh nga mediat dhe jo nga taskforca se pacientja që ata mjekonin ishte me koronavirus.

“Kështu ata i lanë pa asnjë masë mbrojtëse personelin mjekësor por edhe të sëmurët e tjerë që mjekoheshin nga mjekët që kujseseshin për të sëmurën.

Këtë qendrim çnjerëzor dhe kriminal Edvin Çekapi dhe Ndrikull Hajnia e mbajtën sepse duket menduan të fshihin rastin pasi rrezonte për të tretën herë mashtrimin e tyre të paskrupullt për rastin zero.

Akoma sot në mëngjes nuk kanë dërguar mejtin me resperator për të sjellë të sëmuren në repartin e reanimacionit të spitalit infektiv për shërbim të specializuar”, shkruan Berisha.

Ish kryeministri thotë se denon me ashpërsinë më të madhe qendrimet e papërgjegjshme te qeverisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT