Basha merr shembull nga Meta, gati për rikthimin e protestave

Kryedemokrati Lulzim Basha në vijim të turit të tij nëpër Shqipëri, sot është ndalur në Shkodër për një takim me strukturat. Sipas Bashës, Shkodra është qyteti që e do demokracinë dhe bën gjithçka për të.

Takimi me strukturat po zhvillohet me dyer të mbyllura, por në nisje të tij Basha tha për gazetarët në një prononcim të shkurtër se nuk përjashtim rikthimin e protestave.

Mesa duket, Basha ka marrë zemër nga manifestimi i Metës në 2 mars, ndaj tashmë ka në duar edhe opsionin e protestave në të gjithë vendin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT