Çupi sulmon Berishën: Është një nga armiqtë e Shqipërisë dhe eksponent i shkatërrimit të vendit

Analisti Frrok Çupi thotë se ish kryeministri dhe kreu i PD, Sali Berisha është armik i Shqipërisë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha është eksponent i madh i shkatërrimit të vendit.

“Edhe Saliun e ka lindur një gjë, për të qenë konflikti i Shqipërisë. Ka shumë arsye, por arsyet e fundit janë për shkak të humbjeve të tij. Për shkak se grupi i Sali Berishës dhe vetë Sali Berisha nuk mund të dialogojnë. Shkojnë te konflikti. Sali Berisha është një nga armiqtë e Shqipërisë.

Shqipëria, nën kujdesin e Berishës, është duke u goditur nga islamizmi politik. Berisha është eksponent i madh i shkatërrimit të vendit. 21 janari është monumenti më i zi i shtetit shqiptar të periudhës së Sali Berishës. Ka vrarë demonstrues, ata demonstrues duan shpagim, duan patjetër drejtësi.”, theksoi ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT