VIDEO / Në kërkim të Nertil Buzit, RENEA ‘blindon’ pikat kyçe të Roskovecit, dalin pamjet

Forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35-vjeçari Nertil Buzi, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në fshatin Vidhisht të Roskovecit, me një viktimë dhe një të plagosur.

Dyshohet se ai fshihet në një fshat, ndërsa më herët pas krimit ai u arratis bashkë me ish-të fejuarën të cilën e mori peng, por pasi policia zbarkoi në zonë, e la të lirë.

Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa forcat speciale RENEA janë angazhuar për lokalizimin dhe arrestimin e Buzit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT