Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative, nis seanca për padinë ndaj prokurorit Dado

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Gjykatën Administrative, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës për padinë ndaj prokurorit Ols Dado.

Veliaj ka kërkuar shfuqizimin e dekretit të presidentit që ka emëruar Dadon si prokuror në vitin 2008. Ai pretendon se në atë kohë nuk janë plotësuar kushtet ligjore për marrjen e statusit të magjistratit.

Në seancën e kaluar, Veliaj kërkoi shtyrjen e procesit, pasi avokati i tij mungoi për arsye familjare.

Gjatë mbrojtjes së tij, kryebashkiaku iu referua edhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila konstatoi probleme në arsyetimin e Gjykatës së Lartë për masën e paraburgimit ndaj tij.

Ai kërkoi që ky vendim të merret parasysh nga trupa gjykuese gjatë shqyrtimit të çështjes.

Ndërkohë, prokurori Ols Dado është pjesë e hetimit penal ndaj Veliajt, çështje që po ndiqet nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në sallë mungojnë përfaqësuesit e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe të Avokaturës së Shtetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT