Krerët e UÇK-së ndjekin nga Haga përballjen historike Kosovë-Turqi

Përballja historike e Kosovës kundër Turqisë për të siguruar një vend në Botëror po ndiqet edhe nga krerët e UÇK-së në Hagë.

Burime për mediat bëjnë me dije se Gjykata Speciale ka njoftuar se të akuzuarit kanë  televizorë personalë dhe qasje në kanale në gjuhën shqipe, çka u mundëson atyre të shohin ndeshjen e sotme.

Teksa përballja Kosovë-Turqi është në vijm, për pak Kosova po shënonte një supergoli.

Kujtojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi akuzohen për veprat penale që përbëjnë krime lufte: ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme dhe krime kundër njerëzimit: burgosje, akte të tjera çnjerëzore, zhdukje me forcë të personave dhe përndjekje. Krime këto të cilat pretendohet se janë kryer midis muajit mars 1998 dhe deri në shtator të vitit pasues në disa vende të Kosovës dhe në veri të Shqipërisë.

Ata janë deklaruar të pafajshëm sa u përket akuzave.

Aktakuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së u konfirmua më 26 tetor të vitit 2020, dhe në 5 nëntor të po atij viti të akuzuarit u dërguan në qendrën e paraburgimit në Hagë. Pas përmbylljes së deklaratave, çështja kalon te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen dhe ta shpallin atë.Por gjykatësit e Hagës kanë ,undësinë të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit edhe për dy muaj, dhe në raste të jashtëzakonshme edhe më gjatë.

Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar u themeluan në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, dhe janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës, por veprojnë me personel ndërkombëtar në Holandë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT