Conference League/ Fund i “çmendur” i ndeshjes, Drita barazon me ekipin maltez, kualifikimi vendoset në Prishtinë

Drita barazoi në sfidën e parë të raundit të dytë kualifikues të Conference League, me rezultatin 1-1 në transfertë ndaj skuadrës malteze, Floriana.
Të dy golat u shënuan në fundin e takimit, duke lënë që kualifikimi të vendoset në ndeshjen e kthimit në Prishtinë.
Në pjesën e parë, Drita krijoi më shumë volum loje por nuk pati gola në 45 minuat e para.
Në pjesën e dytë skuadrat sulmuan më shumë, ku u shënuan edhe golat e takimit.
Në minutën e 97-të, Balaj realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë duke i dhënë avantazhin skuadrës kosovare.
Teksa Drita po shkonte drejt një fitoreje të rëndësishme, ekipi vendas maltez barazoi rezultatin “in extremis”.
Në minutën e 102-të, Drina shënoi golin e barazimit për Florianën.
Sfida u mbyll në barazim, ndërsa kualifikimi do vendoset në Prishtinë në ndeshjen e kthimit.