Protesta dhe kërkesat/ Preç Zogaj: Sinjal për reflektim! Prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “Trialog” të Alba Alishanit në RTSH1 se protesta është një sinjal për reflektim.

Sipas tij, kërkesat e qytetarëve shkojnë përtej një proteste të thjeshtë dhe prekin probleme thelbësore të demokracisë dhe qeverisjes.

Zogaj tha se qeveria nuk duhet të fokusohet vetëm në aspektin e protestës si fenomen, por të kuptojë thelbin e kërkesave që kanë dalë në pah.

“Qeveria do të përballet me kërkesat sepse ato i ka bërë dhe protesta e madhe, jo vetëm kjo e vogla. Kërkesat, protestat e mëdha dhe problematikat nganjëherë janë përtej protestës. Ajo është marri dhe poshtërsi. E kemi thënë se sipërmarrja e lirë e mban vendin, kapitali e mban vendin. Zhvillimi i vendit ka ardhur pikë së pari nga nisma e lirë, nga sipërmarrja e lirë, e mesme dhe e vogla, që nuk ka pse konfundohet me një grusht oligarkësh”, – tha ai.

Zogaj vuri në dukje se mazhoranca tani po përballet me një realitet të ri.

“Protesta me sondazhe është rreth 40 e sa, protesta vazhdon përtej Bulevardit. Nuk ka shtëpi që nuk gjen ndonjë që është me kërkesat”, – shtoi analisti.

Zogaj përmendi episodin e Zvernecit, duke e quajtur atë “sintezë” të gjithë asaj që po ndodh.

“Protagonizmi pra dhe Zverneci, episodi i Zvernecit ishte sinteza e kësaj që nxori një gjë që këtu askush s’është pyetur. Pra ka shumë probleme. Unë do ta quaja për fat që papritur del një publik i madh që ekspozon këtë realitet. Është një kambanë alarmi për reflektim”, – deklaroi Zogaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT