Himarë/ Elektricisti 55-vjeçar humb jetën gjatë ndërhyrjes për rikthimin e energjisë elektrike

Një elektricist 55-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar në Himarë, teksa ishte në detyrë për rikthimin e energjisë elektrike.
Ngjarja ndodhi në momentin kur Himara dhe Saranda u përballën me një stuhi të fortë, e shoqëruar me erëra të fuqishme që shkaktuan ndërprerje të energjisë, rrëzime pemësh dhe dëmtime automjetesh.
Sipas raportimit të gazetares së RTSH-së, Afrovita Hysaj, viktima ishte në krye të detyrës për të rikthyer furnizimin me energji në zonë, në kushtet e motit ekstrem.
“55-vjeçari ishte ngjitur në një shtyllë elektrike për të rilidhur një kabëll energjie, kur rripi i sigurisë që e mbante i lidhur për mesi u shkëput. Si pasojë, ai ra nga një lartësi prej rreth 9 metrash dhe humbi jetën në vend.”, raporton gazetarja.