Rama ftesë publike opozitës: Dilni e vini ulërimën për çdo rast abuzimi me rindërtimin

Kryeministri Edi Rama ftoi opozitën që të denoncojë të gjitha rastet, ku sipas tij, zyrtarët e shtetit dhe kryebashkiakët do të abuzojnë me procesin e rindërtimit, duke iu dhënë shtëpi njerëzve që nuk janë prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në aktivitetin e prezantimit të platformës online për qytetarët që përfitojnë nga programet e rindërtimit, kreu i qeverisë deklaroi se është i gatshëm të përballojë një furi ekstra shpifjesh, vetëm që të mos lihet jashtë apo keqtrajtohet asnjë familje e prekur nga tërmeti.

“Këtu e ftoj opozitën që të dalë e të vëri ulërimën për çdo rast spekulimi individual. E ftoj të na shurdhojnë me shpifje, por mes shpifjeve, siç ka ndodhur në të shkuarën, do kemi mundësi të gjejmë dhe ndonjë të vërtetë për ta adresuar. Jam i gatshëm të përballoj një furi ekstra shpifjesh, qoftë dhe për një rast të vetëm të një familjeje që është lënë jashtë apo është keqtrajtuar, duke mos u përfshirë në proces”, deklaroi Rama.

Më tej, kryeministri tha se një proces i rëndësishëm i rindërtimit është ai financiar, ndërsa theksoi se lekët do të garantohen përmes tre drejtimeve, buxhetit të shtetit, konferencës së donatorëve dhe disa alternativave të reja politike apo operacioneve financiare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT