Digjen 3 automjete në rrugën ‘Çamëria’ në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Tre makina janë përfshirë nga flakët pranë Postës Shqiptare në rrugën “Çamëria” në Tiranë gjatë orëve të natës.
Dyshohet se është djegie e qëllimshme. Policia po punon me kamerat e sigurisë për të parë lëvizje të personave të dyshuar.