Beachbar-i “shkatërroi” kryepolicin e Sarandës, Lamallari e Hita “zbarkojnë” në qytetin bregdetar! Ministri u jep “porosi” bluve: Bëni detyrën me nder ose llogarisni pasojat

Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, së bashku me Drejtuesin Madhor Skënder Hita si edhe me drejtues të tjerë të policisë së Shtetit, IKMT-së dhe institucioneve vendore ka zhvilluar një takim në Sarandë. Takim ky i cili vjen pas skandalit ttë “CopaCabana”, beachbar-i pa leje i cili rezultoi në shkarkimin e “kryesorëve” të policiasë së Sarandës.
Gjatë fjalës së tij Lamallari, theksoi ndër të tjera se ata të cilët mendojnë se interesat publike janë vetjake gabojnë.
“Saranda dhe gjithë bregdeti shqiptar është pasuri kombëtare. Nëse dikush mendon që interesat publike mund të rreshtohen në kufijtë e vetjakes, e ka shumë gabim. Reagimi i shpejtë i policisë, strukturave të mbikëqyrjes ishte mesazhi i parë për javën për të treguar që nuk mund të jetë një lojë dhe ne të presim sa të ndërtohet betoni 7 kate”, tha Lamallari.
I cili më tej u dha “porosi” bluve që të zhvillojnë detyrën me nder, ose në të kundër do të kenë pasoja, duke këkrkuar një hetim më të thellar në lidhje me ngjajren.
“Kjo kërkon një hetim të thelluar, përveç përgjegjësisë direkte të atyre punonjësve që kanë përgjegjësi apo kanë flirtuar me paligjshmërinë, kjo vlen për çdo cep të bregdetit shqiptar. Mesazhi është shumë i qartë, ka dy rrugë për dikë që ka për detyrë të zbatojë ligjin: të bëjë detyrën me nder, por çdokush tjetër që mendon se mund ta bëjë diçka të tillë, llogaritë t’i bëjë vetë. Përveç ndërtimeve pa leje, ka një tjetër gjë: siguria dhe perceptimi i saj nga qytetarët. Do të ishte e papranueshme një xhirim gomash, jo më armëmbajtje pa leje. Punonjësit me uniformë të mos mbyllin sytë, por t’i tregojnë vendin çdokujt. Kjo është arsyeja pse kolegët tuaj sot nuk janë në tavolinë, por po përballen me drejtësinë”, shtoi ministri.