Skënder Hita rikthen besimin te Policia e Shtetit, qytetarët i dërguan në “e-mail” informatat për bazat e kumarit, ai urdhëroi menjëherë operacionet në Lezhë dhe Tiranë (ARRESTIMET)

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë kryer dy operacione për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të organizimit të lojërave të fatit dhe shpërndarjes së drogës, duke çuar në disa arrestime në Lezhë dhe në Tiranë.
Neësbomb.al mëson se informacionet për këto baza ku luhej “kumar dhe lloto sportive” kanë shkuar në adresën zyrtare të “e-mail” të kryepolicit të ri Skënder Hita dhe menjëherë, ai ka urdhëruar operacionet në terren.
Informatat kanë rezultuar të sakta dhe në Tiranë janë zbuluar 4 raste të përshtatjes së ambienteve për zhvillimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me makineta dhe tavolina pokeri. Ndëkrohë, janë sekuestruar 16 kompjutera për lojëra fati, tavolina për lojën “Poker”, si dhe sende të tjera që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme. Konkretisht:
– u arrestua shtetasi Xhuljan Kaloshi, 34 vjeç, pasi në lokalin e tij u gjetën 5 njësi kompjuterike, me të cilat zhvilloheshin lojëra fati;
– u arrestuan shtetasit Klajment Çurri, 47 vjeç dhe Redion Muka, 42 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të 47-vjeçarit, ku ishte i punësuar shtetasi Redion Muka, u gjetën 4 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
– u arrestua shtetasi Edmond Ndreka, 49 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. B., 32 vjeç, pasi në një ambient në administrim të 32-vjeçarit, me punonjës shtetasin E. N., u gjetën 7 njësi kompjuterike që përdoreshin për lojëra fati;
– u arrestua shtetasi Klodjan Vishkurti, 22 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi F. V., 60 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të këtij të fundit u gjetën tavolina pokeri dhe sende të tjera që dyshohet se shërbenin për organizimin e lojërave të fatit. 22-vjeçari u kap në flagrancë duke tentuar të prishë provat materiale.
Gjithashtu, bazuar në informacionet e siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për disa raste ku ishin përshtatur ambientet për zhvillimin e lojërave të fatit, në Milot dhe në Laç u zbuluan 3 raste ku ishin përshtatur ambientet për lojëra fati me makineta dhe tavolina pokeri.
Njëri prej ambienteve, gjithashtu i përshtatur për përdorim dhe shitje të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar 15 makineta, 3 tavolina për lojën “Poker”, sasi lënde narkotike kokainë, shumë parash, si dhe sende të tjera që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Konkretisht, për këto raste:
-u arrestuan shtetasit Sh. P., 21 vjeç dhe D. M., 33 vjeç, dhe u procedua penalisht shtetasi S. Sh., 61 vjeç, pasi në një lokal në Laç, në pronësi të shtetasit të proceduar, subjekt i cili dyshohet se bashkadministrohej nga 2 të arrestuarit, u gjetën 8 makineta, 2 tavolina dhe sende të tjera për lojëra fati, si dhe sasi lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, e ndarë në doza;
-u arrestua shtetasi Y. V., 45 vjeç, pasi në lokalin e tij, në Milot, u gjetën 6 pajisje dhe sende me të cilat luheshin lojëra fati;
-u shpall në kërkim shtetasi P. Ll., 31 vjeç, pasi në një ambient në pronësi të tij, në Milot, u gjetën 2 makineta, 1 tavolinë dhe sende për lojëra fati. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit.