Del nga shinat treni i linjës Elbasan-Durrës, vagonët ndahen më dysh


Ka dalë nga shinat mëngjesit e sotëm treni i linjës Elbasan-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Rrogozhinës, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Dalja e trenit ka shkaktuar panik e kaos tek udhëtarët pasi vagonët janë ndarë. Një pjesë ka dalë nga shinat, ndërsa pjesa tjetër ka qëndruar në trasenë hekurudhore.

Udhëtarët kanë pohuar se kanë kaluar minuta tmerri, teksa vagonët lëviznin në mënyrë të pavullnetshme.

“Ndjemë lëvizjen e fortë. U tronditëm, s’po kuptonim çfarë po ndodhte. Vagonët u ndanë”, kanë thënë udhëtarët, ndërsa kanë treguar se kanë qenë rreth 50 njerëz në tren.

Mes tyre, ka pasur edhe disa turistë të huaj./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT