“Një person i paidentifikuar hodhi lëndë plasëse”- Shpërthim me eksploziv në Laknas, objektiv një makinë! Pronari dëgjoi zhurmën dhe…

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar sot në orët e para të mëngjesit në fshatin laknas të Kamzës, në Tiranë.

Objektiv ka qenë një makinë e parkuar, që pësoi vetëm dëmtime të vogla, pasi mendohet se sulmi ka qenë një mesazh apo paralajmërim.

Pronari i makinës dëgjoi zhurmën dhe konstatoi dëmtimet, duke njoftuar policinë për eksplozivin.

“Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit”, njoftoi policia.

Më tej sqarohet se dyshohet që dëmtimi të ketë ardhur nga një lëndë plasëse në sasi të vogël:

“Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale”, thotë policia.

Në pyetje u mor pronari i mjetit, nëse ka dyshime apo konflikte me persona të caktuar. Policia heton në disa pista.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT