“Nuk më besohet”- Ndarja nga jeta e Rezana Çelikut, mesazhi prekës i aktorit të “Një djalë dhe një vajzë”: Si ike shoqja ime dhe na le…

Ata ishin çifti më simpatik i filmave shqiptarë, duke thyer edhe ‘rregullat e kohës’, teksa Shqipëria lajmëronte ndryshimet e mëdha dhe shihte drejt Perëndimit.

Aktori i njohur Sokol Balza ka reaguar i prekur pas lajmit për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistes Rezana Çelikut, në moshën 66-vjeçare, pak ditë më parë.

Të dy luajtën së bashku në rolet kryesore të filmit të njohur shqiptar “Një djalë dhe një vajzë”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Balza ka shprehur dhimbjen për humbjen e artistes dhe mikes së tij, duke e cilësuar lajmin si të pabesueshëm.

“Nuk më besohet, si ike shoqja ime dhe na le…”, shkruan Balza në mesazhin e tij të ndjerë.

Çeliku ishte e njohur për rolet e saj në disa filma në konematografinë shqiptare, përveçse si spikere dhe moderatorë festivalesh.

Ajo luajti role në filmat “Ata ishin katër”, “Shokë të një skuadre” dhe “Zonja nga qyteti”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT