Vihet nën kontroll pas një dite vatra e zjarrit në Bërshi të Klosit, shmangen pasojat në zonën e banuar!

Zjarri i rënë dje në masivin pyjor me dushqe në fshatin Bërshi të Klosit, është arritur të vihet nën kontroll ditën e sotme (22 gusht).
Në terren janë angazhuar specialist të shërbimit pyjor, të atij zjarrfikës, administratës së bashkisë Klos dhe forcave të armatosura, për të parandaluar përhapjen e vatrës dhe dëmtimin e zonave të banuara.
Vatra e zjarrit është arritur të vihet nën kontroll por ka herë pas here aktivizim të flakëve për shkak të trungjeve të thata dhe erës.
Në terren aktualisht ndodhet punonjësit e shërbimit zjarrfikës dhe të shërbimit pyjor të bashkisë së Klosit të cilët ndërhyjnë për të mos lejuar situatën të dalë jashtë kontrollit.
Sipërfaqja e përshkuar nga flakët është e konsiderueshme, ndërsa dyshohet se zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.