Muxhahedinët në Tiranë, nuk u binden liderëve

TEHERAN – Anëtarë të Organizatës
muxhahedine (MKO), të cilët janë dërguar nga Iraku në Shqipëri në muajt e
fundit, nuk po u binden urdhrave të udhëheqësit të tyre.
Në një raport të sotëm, Didehban Center
thotë se, shumica e muxhahedinëve që janë transferuar në Shqipëri nga
kampi ku ndodheshin në Irak, nuk u binden dhe nuk kontrollohen më nga
liderët e tyre.
Didehban Center, i referohet një
ceremonie të fundit në Francë për festimin e përvjetorit të sulmit të
armatosur në Iran në vitin 1981 nga grupi MKO. Ceremonia u transmetua
edhe në Shqipëri, përmes një videokonference në një hotel luksoz në
Tiranë, ku morën pjesë 10 persona nga 71 muxhahedinë që gjenden gjithsej
në Shqipëri.
Pjesa tjetër nuk ishte për të treguar
opozicion ndaj grupit të drejtuar nga Massoud Rajavi. Shumë anëtarë të
MKO-së kanë braktisur organizatën, ndërsa kjo pritet të bëhet edhe nga
ata që kanë mbetur, por janë nën presion dhe torturë për të mos e bërë
një gjë të tillë.
Sipas raportit më të fundit të Human
Rights Watch, në kampin ku mbahen muxhahedinët në Irak, ka shkelje të të
drejtave të njeriut. Raporti thekson se brenda kampit ka burg të
paligjshëm.
Grupi i muxhahedinëve u themelua në
vitet 1960 dhe kishte përzierje të elementëve të islamizmit dhe
stalinizmit. Ata morën pjesë në përpjekjet e mbështetura nga SHBA për
përmbysjen e regjimit të Iranit në vitin 1979.
MKO ndërmorën sulme vdekjeprurëse ndaj
drejtuesve iranianë dhe përfaqësuesve perëndimore në vend. Grupi u
përpoq të merrte kontrollin e Republikës Islamiste duke vrarë liderët e
rinj në vitet e para pas revolucionit. Ata vranë Presidentin Mohammad
Ali Rajayee, Kryeministrin, Mohammad Javad Bahonar dhe zyrtarët të tjerë
në një sulm me bombë në vitin 1981.
Grupi u largua drejt Irakut në vitin
1986, ku u mbrojtën nga Sadam Huseni dhe u përdorën nga diktatori për të
shtypur trazirat e organizuara nga Shiitët dhe Kurtët. Ata iu bashkuan
ushtrisë së Sadamit gjatë luftës Irak-Iran në vitet 1980-88. Pas
ndërhyrjes së SHBA-ve në Irak, grupi MKO u hoq nga lista e organizatave
terroriste në vitin 2012.
Marrë nga Fars News Agency (FNA)

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT