Del grafiku për Shqipërinë/ Ja moshat e prekura nga koronavirusi, jo vetëm të moshuar

Teksa Shqipëria ka konfirmuar 146 raste të prekurisht me COVID-19, është bërë publik edhe grafiku i grupmoshave të infektuara. Më poshtë në grafi janë të dhënat, ku dallohet se më të prekurit janë personat që i përkasin moshave 55-64 vjeç. Këta shtetas përbëjnë edhe 26.9%.

Por nuk mbetet pas as grupmosha 45-54 vjeç e cila përbën 17.9%. Të infektuar janë edhe një numër i konsiderueshëm të rinjsh të moshës 25-34. Grafiku i mëposhtëm tregon se në vend ka të prekur edhe fëmijë, 0-4 apo 5-14 vjeç. Për më tepër shihni më poshtë të dhënat e datës 25 mars 2020:

Back to top button
LAJMET E FUNDIT