EMRI/ Zbardhen detajet e vrasjes në Korçë, viktima ushtarak! Autori e ndoqi me kallash, pas krimit u arratis

Zbardhen detaje nga vrasja e ndodhur pasditen e sotme në Korçë.

Viktima është Johan Zukon, rreth 20 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, autori dyshohet se e ka ndjekur viktimën përpara se ta arrinte brenda një pallati në zonën ku ndodhi ngjarja.

Johan Zuko, i cili nuk ishte banor i lagjes, dyshohet se ka tentuar të fshihet në një pallat për t’i shpëtuar ndjekjes. Viktima ishte ushtarak, pjesë e forcave të armatosura.

Megjithatë, autori ka arritur ta gjejë brenda pallatit dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen.

Pas krimit, autori është larguar nga vendngjarja dhe vijon të jetë në kërkim nga Policia.

Në zonë ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes, mbledhjen e provave dhe zbardhjen e motivit të vrasjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT