“Sloganet që më barazojnë me Ramën janë të armiqve!” Berisha për protestën: Do shkoja çdo natë por…
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka zhvilluar pasditen e sotme një komunikim virtual me qytetarët ku foli për situatën politike në vend dhe protestat.
Sipas Berishës, Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë, dhe për këtë ai akuzoi qeverinë. Sipas tij, një qeveri që nuk lufton korrupsionin, por e mbron atë, humbet legjitimitetin para qytetarëve. Më tej kreu i PD u ndal tek protestat të cilat po zhvillohen për të 70-ën ditë në kryeqytetpër të cilat tha se në rast se nuk do të ishte protestë qytetare , do të ishte i pranishëm çdo natë në tubim.
“Pas viteve ‘90 kjo është protesta më e fuqishme rinore qytetare në historinë e këtij vendi. A mund të ishte më e madhe prania e Partisë Demokratike? Mund të ishte dhe më e madhe. E them këtu. Megjithëse kanë marrë dhe sot shumë pjesëmarrës janë demokratë. U desh pak kohë që të adaptoheshin me situatën për arsye se protesta krahas kërkesave të drejta kishte dhe slogane me të cilat ata barazonin Edi Ramën me Sali Berishën.
Këto slogane janë të armiqve të Partisë Demokratike. Pra janë sllogane të opozitës së opozitës që është vegël e qeverisë. Po të mos ishte një protestë qytetare, Sali Berisha çdo natë do të ishte aty, por një lider partiak nuk i shërben asaj dhe nuk ka nevojë që të jetë aty t’i cenojë sadopak frymën rinore qytetare të saj”, tha Berisha