Rama ndan raportin e BTI: Shqipëria e para në Europën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen

Kryeministri Edi Rama ka ndarë raportin e BTI, Indeksit të Transformimit të Bertelsmann Stiftung, që analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.

Ky raport e nxjerr Shqipërinë në vendin e parë në Evropën Juglindore sa i përket transformimit politik me 7.70 pikë për 2023- 2025. Shqipëria qëndron në vendin e tretë për transformimin ekonomik.

BTI 2026 – Klasifikimi i Europës Juglindore

  1. Transformimi Politik
    Shqipëria — 7.70,  Maqedonia e Veriut — 7.65, Mali i Zi — 7.40, Kosova — 6.90, Bosnja dhe Hercegovina — 5.95, Serbia — 5.18
    2. Transformimi Ekonomik, Mali i Zi — 7.50, Maqedonia e Veriut — 7.18
    Shqipëria — 7.11,  Serbia — 6.79, Bosnja dhe Hercegovina — 6.57, Kosova — 6.21
    3. Qeverisja, Shqipëria — 6.71, Maqedonia e Veriut — 6.07, Mali i Zi — 5.90, Kosova — 4.81, Bosnja dhe Hercegovina — 4.03, Serbia — 3.96

Back to top button
LAJMET E FUNDIT