Kokalari në garë për të marrë drejtimin e PD-së, Alimehmeti: Nuk është befasi por komisioni do të filtrojë e përzgjedhë kryetarin e duhur

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti ka reguar në lidhje me kandidimin e Evi Kokalarit përballë Berishës për të marrë drejtimin e PD-së, në një garë që pritet të zhvillohet më 23 maji.

Sipas Alimehmetit kandidimi i Kokalarit nuk është befasi për të konkurruar që të fitojë drejtimin e partisë.

Në një intervistë për emisionin “Trialog” Alimehmeti theksoi se nëse do të kishte një kandidat, do të duhej të dilte me kohë, jo vetëm si emër apo ambicie por edhe me një platformë, vizion dhe stratetegji sepse po konkurron për të marrë në dorë rolin e kryetarit.

Në fjalën e tij gjatë intervistës, Alimehmeti vuri në dukje se më 23 maj do të jetë një komision i cili do të filtrojë figurat për të bërë zgjedhjen e duhur të kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

“Pra, ka një komision zyrtar që do të ngrihet, do të çohen dokumentacionet, përfshirë zonjën Kokalari apo kandidatë të tjerë. Do të ketë aty mekanizma, po themi filtrime  të  kontributit” theksoi Alimehmeti në fjalën e tij.

Ditën e sotme u përfol se pjesë e garës do të jetë dhe Ervin Salianji, mirëpo nga ky i fundit akoma nuk është zbuluar nëse do të kandidojë apo jo për të fituar drejtimin e PD-së.

Fjala e Alimehmetit: Unë do të thoja që nuk ka asnjë lloj befasi këtu. Ndoshta një befasi mund të ketë për njerëzit që janë jashtë strukturave të partisë dhe nuk e kuptojnë jetën brenda strukturave.

Unë e kam thënë dhe muaj më parë, nuk e di tashi që ka qëlluar në këtë tavolinë ta kemi diskutuar, që nëse do kishte një kandidat, do të duhej të dilte me kohë, jo vetëm si emër dhe si ambicie, por edhe me një platformë, me një vizion, me një strategji, me një grupazh, sepse nuk është vetëm ai dhe kryetari dhe  partisë, por do të donte të shkojë edhe për figurat, le të themi, të nivelit të dytë apo të nivelit të tretë brenda partisë. Pra, duhet të ishte më e gjerë si strategji dhe deri sot.

Dhe nga krahu tjetër, unë do të thosha që deri sot, përveç që sot nuk e kemi, në dijeninë time nuk ka një njeri që e ka bërë këtë lloj shtrimi, parashtrimi të kandidaturës dhe të ambicies vetë në këtë drejtim. Unë nuk mund të them tani që një status Facebook-u. Do të ketë një komision që do pranojë kandidaturat. 

Pra, ka një komision zyrtar që do të ngrihet, do të çohen dokumentacionet, përfshirë zonjën Kokalari apo kandidatë të tjerë. Do të ketë aty mekanizma, po themi filtrime të kontributit. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT