Laboratori i ri i Restaurimit; Do të rehabilitohen dokumentet e dëmtuara në Shqipëri e Kosovë

Do të rehabilitohen dokumentet e dëmtuara në Shqipëri e KosovëTashmë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ekziston një Laborator i Ri Qendror i Restaurimit, në të cilin do të përqendrohet ky proces edhe për dokumente përtej kufirit.Nevoja për të ruajtur historinë tonë çoi në krijimin e këtij laboratori, me qëllim konservimin, rimëkëmbjen dhe rehabilitimin e dokumenteve të dëmtuara.Në vazhdimësi të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, kryeshefi i tyre Ram Manaj përmendi ndihmesën e veçantë për studiuesit që mundëson restaurimi.Shërbimi i ri i restaurimit do t’ju ofrohet institucioneve publike, por edhe privatëve. Më herët punonjës të Arkivave janë trajnuar për ofrimin e këtij shërbimi./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT