Vatër zjarri në Peshkëpi të Selenicës, rrrezikohen banesa. Flakët përfshijnë pjesërisht edhe një varrezë makinash

Një vatër zjarri është regjistruar në zonën e Peshkëpisë, në bashkinë Selenicë.

Sipas informacionit paraprak, zjarri ka rënë fillimisht në një pyll me pisha dhe, si pasojë e përhapjes së flakëve, ka përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh në afërsi, ndërsa rrezikohen edhe banesa.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është lajmëruar shërbimi zjarrfikës, i cili është nisur drejt vendngjarjes për të ndërhyrë në shuarjen e flakëve dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritete kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT