Aksident në Lezhë-Milot, makina përplas motoçikletën, plagoset 1 person

Një aksident është regjistruar këtë të mërkurë (5 gusht) në aksin Lezhë-Milot. Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë dhe për pasojë drejtuesi i kësaj të fundit ka mbetur i plagosur.

Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT