“E marr këtë përgjegjësi me përulësi dhe vendosmëri!” U emërua ministër i ri i Mbrojtjes, Ermal Nufi falenderon kryeministrin dhe deputetët: Është nder i madh

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme ndryshimet në qeveri, teksa përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”  ka reagauar për herë të parë  lidhur me detyrën e tij të re Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi.  Ai u miratua me 83 vota pro, 0 abstenim dhe 6 kundër.

Ndër të tjera ministri i ri ka shkruar se Ministria e Mbrojtjes është një përgjegjësi e madhe dhe ka falenderuar kryeministrin për postin si edhe deputetët për votëbesimin.

“Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri. Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike” ka shkruar ai në statusin e tij .

Teksa ka shtuar se ai po e merr këtë përgjegjësi: “me përulësi dhe vendosmëri, me angazhimin për ta ushtruar këtë detyrë me integritet të plotë dhe me përkushtim të palëkundur në shërbim të sigurisë së vendit dhe të forcimit të rolit të Shqipërisë në Aleancën tonë strategjike.”

Postimi i plotë:

ATDHEU • SIGURIA • ALEANCA

Është një nder i madh, por mbi të gjitha një përgjegjësi e jashtëzakonshme, të të besohet drejtimi i një dikasteri në një qeveri. Kur kjo përgjegjësi është Ministria e Mbrojtjes, pesha e saj bëhet edhe më e madhe, sepse aty ndërtohet siguria e Kombit, garantohet paqja dhe forcohet dinjiteti i Shqipërisë në Aleancën Euroatlantike.

Ministria e Mbrojtjes nuk është thjesht një institucion shtetëror. Ajo është vendi ku përditë merr formë atdhedashuria, përkushtimi dhe sakrifica në shërbim të vendit. Është institucioni ku puna dhe përkushtimi i burrave dhe grave me uniformë lidhen drejtpërdrejt me sigurinë, stabilitetin dhe të ardhmen e çdo qytetari shqiptar.

Falënderoj Kryeministrin Edi Rama për besimin që më ka dhënë për t’i shërbyer Atdheut në këtë detyrë kaq të lartë. Njëkohësisht falënderoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë për votëbesimin dhe mbështetjen e dhënë.

E marr këtë përgjegjësi me përulësi dhe vendosmëri, me angazhimin për ta ushtruar këtë detyrë me integritet të plotë dhe me përkushtim të palëkundur në shërbim të sigurisë së vendit dhe të forcimit të rolit të Shqipërisë në Aleancën tonë strategjike.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT