Shqiptarët bëhen bashkë, nënshkruajnë peticionin për njohjen ndërkombëtare të plisit, mblidhen rreth 9000 firma

8624 shqiptarë kanë firmosur peticion online duke i bërë thirrje UNSECO-s që plisi shqiptar të njihet ndërkombëtarisht.
Iniciativa e marrë nga shqiptarët, mësohet të jetë bërë për shkak se plisi i cili ka një peshë shumë të rëndëishsme në historinë kombëtare, është në rrezik që të harrohet tërësisht për shkak të mungesës së tij në skenat botërore.
Për këtë, mijëra shqiptarë janë bërë bashkë për të t’i dhënë vlerat e duhura këtij artefakti unik që mishëron traditat tona dhe lidh çdo brez të ri me paraardhësit e tyre, duke forcuar më tej unitetin dhe krenarinë tonë kombëtare.
Në peticionin e nisur online shkruhet: Duke nënshkruar këtë peticion, ju i jepni zërin tuaj thirrjes për njohjen ndërkombëtare të plisit shqiptar. Le të bashkohemi për të mbrojtur dhe ruajtur trashëgiminë tonë kulturore në dobi të të gjithë shqiptarëve dhe komunitetit global. Ju lutemi nënshkruani dhe shpërndajeni këtë peticion për ta bërë këtë ëndërr realitet.
Kujtojm se dhjetorin e 2025, lahuta shqiptare u bë pjesë e UNESCO-s.
Përfshirja e lahutës në listën ndërkombëtare jo vetëm e ngre këtë traditë në vëmendjen globale, por edhe thekson nevojën për ruajtjen e saj të menjëhershme, për të siguruar vazhdimësinë e një simboli të rrallë të identitetit shqiptar.
Ndaj shqiptarët kërkojnë që dhe plisi shqiptar të njihet botërisht.