Lugina e Preshevës me abetare të përbashkët shqiptare

Pas shumë peripecive, mangësive dhe debateve, abetarja e vërtet gjithëkombëtare ka arrit sot në Preshevë. Këtë informacion e ka konfirmuar kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa në adresën e secilit kanë arrit 400 abetare bashkë me abetare pune. Ky libër është i kompletuar dhe i shpallur zyrtarisht në Prizren nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ai Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërsa kryetari Ragmi Mustafa gjatë prezantimit të abetares, ka thënë se ky është një moment historik pasi kjo kryevepër po kurorëzohet në duart e fëmijëve edhe me rastin e 100 vjetorit të shtet shqiptarë.

Duke e vlerësuar si një moment historik, Abetaren gjithëkombëtare kryeministri Berisha e quajti margaritar të Njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe një moment domethënës për gjithë kombin, në rrethana kur Kosova është e pavarur.

Më 24 prill ishte përzgjedhur teksti fitues për Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Teksti ka katër autorë, dy nga Shqipëria, Shezai Rrokaj, Mimoza Gjokutaj si dhe dy nga Kosova, Islam Krasniqi dhe Saranda Kumanova Pozhegu.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT