E kafshoi një peshkaqen tigër teksa po lahej në det, 19-vjeçarja humb këmbën (VIDEO)

Një vajzë 19-vjeçare, Marcela Vitoria de Lima Santos, u sulmua nga një peshkaqen tigër në plazhin Boa Viagem, Brazil. Si pasojë e kafshimit, ajo humbi këmbën.

Sapo doli në breg, një mjek që ndodhej rastësisht aty i vendosi një kapëse në këmbë për të ndaluar gjakderdhjen. Ajo u dërgua menjëherë në Spitalin Restauracao, ku mjekët arritën t’i shpëtonin jetën.

Drejtori i spitalit, Petrus de Andrade Lima, tha se pacientja ishte në gjendje shumë të rëndë, me gjakderdhje të madhe dhe rrezik të lartë infeksioni.

Këmba e saj u pre për shkak të dëmtimit të rëndë në nivelin e kofshës dhe mjekët theksuan se mund të ketë nevojë për transfuzione të tjera gjaku.

Kushëriri i saj, Jonas André, tregoi se ishte ai që e nxori nga deti.

“Hyra në ujë sepse po humbiste forcën. E kapa për dore dhe e tërhoqa drejt bregut. Ajo ishte shumë e lënduar dhe tashmë e kishte humbur këmbën,” tha ai për TV Globo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT