PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI/ Qeveria jep “OK” për Bankën Shqiptare të Zhvillimit: Do të financojë minimalisht nga 500 miliardë lekë deri në 1 Bilion!

Qeveria Shqiptare ka dhënë dritën jeshile për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit (njohur si ADB – Albanian Development Bank), e cila është konceptuar për të vepruar si një institucion financiar shtetëror që do të mbështesë sektorët që nuk kanë qasje në financë apo të nënfinancuar.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili këtë të mërkurë prezantoi vendimin e marrë në Këshillin e Ministrave, duke treguar se ADB-ja do të ketë një kapital prej 10 miliardë lekë (të reja) ose 100 milionë euro.
“Është institucion financiar që do të ketë një potencial të plotë për të financuar nga minimalisht 500 milionë euro deri në 1 miliardë euro”, u shpreh ministri Petrit Malaj.
Koncepti i Bankës Shqiptare të Zhvillimit është që të financojë ato sektorë që janë të nënfinancuar, të financojë ato ndërmarrje që nuk kanë akses në financë dhe projekte strategjike të qeverisë shqiptare.
“Ndër sektorët kryesorë që kemi identifikuar janë sektori i bujqësisë, agropërpunimi, janë projekte infrastrukturore strategjike për vendin, SME, janë banesat sociale, inovacioni dhe digjitalizimi dhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me eficencën e energjisës.
Ky është një institucion i cili do të jetë një vlerë e shtuar në tregun financuiar shqiptar, komplemenmtar, dhe do të financojë ato sektorë që nuk kanë akses në financë apo që janë të nënfinancuar”, u shpreh ministri i Financave, Petrit Malaj.
Fjala e ministrit Petrit Malaj, në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave, 3 Qershor 2026:
“Ky institucion është konceptuar për t’u ndërtuar me një kapital prej 10 miliardë lekë ose 100 milionë euro. Është institucion financiar që do të ketë një potencial të plotë për të financuar nga minimalisht 500 milionë euro deri në 1 miliardë euro. Koncepti i bankës është që të financojë ato sektorë që janë të nënfinancuar, të financojë ato ndërmarrje që nuk kanë akses në financë dhe projekte strategjike të qeverisë shqiptare.
Ndër sektorët kryesorë që kemi identifikuar janë sektori i bujqësisë, agropërpunimi, janë projekte infrastrukturore strategjike për vendin, SME, janë banesat sociale, inovacioni dhe digjitalizimi dhe projekte të tjera që kanë të bëjnë me eficencën e energjisës.
Ky është një institucion i cili do të jetë një vlerë e shtuar në tregun financuiar shqiptar, komplemenmtar, dhe do të financojë ato sektorë që nuk kanë akses në financë apo që janë të nënfinancuar.”
Banka Shqiptare e Zhvillimit
Kuvendi i Shqipërisë miratoi vitin e kaluar ligjin “Për bankën shqiptare të zhvillimit”, që rregullon krijimin, për herë të parë, të një institucioni të këtij lloji në Shqipëri. Banka Shqiptare e Zhvillimit është regjistruar zyrtarisht në regjistrin tregtar në dhjetor të vitit 2025, ndërsa pritet që të nisë aktivitetin këtë vit.
Për momentin, aksionar i vetëm është qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe administrator është emëruar Silvio Pedrazzi, ish-drejtor i përgjithshëm i Bankës Intesa Sanpaolo Shqipëri. Në fund të muajit mars, qeveria shqiptare realizoi edhe derdhjen e këstit të parë të kapitalit aksionar të shoqërisë, në shumën e 1 miliardë lekëve.