“Familja e Xhuana Nikollit po jeton në ankth”, psikologia Marinela Gjeloshi ngre ALARMIN: Të kapet autori, familja po përjeton dyfish humbjen e vajzës

Psikologia Marinela Gjeloshi ka folur në lidhje më ngjarjen e rëndë të ndodhur rreth dy muaj e gjysmë me parë ku 25-vjeçarja Xhuana Nikollaj i dha fund jetës me fostoksinë. E reja nga Shëngjini jetonte në Tiranë me një shoqe pas divorcit me bashkëshortin e saj. Hetuesit kanë dyshime të arsyeshme që vajza i dha fund jetës pasi u dhunua më parë nga ish-bashkëshorti Eraldo Fizi, i cili është shpallur në kërkim.

Psikologia Gjeloshi ka deklaruar se kapja e autorit të dyshuar do të ishte një lehtësim i madh për familjen e Xhuana Nikollajt, pasi ata po përjetojnë ankth dhe pikëpyetje të shumta mbi ngjarjen tragjike. Sipas saj, ndonëse humbja nuk mund të rikthehet, të paktën familjarët do të gjenin qetësi duke ditur se si ndodhi dhe pse ndodhi.

Unë mendoj që më shumë do ta qetësonte ose do ta lehtësonte kapja e autorit se ata janë duke përjetuar një ankth bazuar dhe në rrëfimin e fundit të shfaqur në media. Duke mos ditur se si ka rrjedhur ngjarja normalisht ose fatkeqësisht nuk kthehet më e ndjera, por është një qetësim i madh i familjarëve të paktën të dinë se si ndodhi, pse ndodhi sepse ata kanë shumë pikëpyetje dhe kjo i bën të përjetojnë dyfish humbjen e vajzës së tyre.

Pra duke mos ditur, duke ë ngritur hipoteza të ndryshme dhe kapja autorit do ishte një qetësim dhe një lehtësim i madh për të gjithë familjarët.“- tha Marinela Gjeloshi, psikologe për RTSH.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT