“Plisat”: Shqipëri, na bashkuan hallet e mëdha…

BANDEROLA E TIFOGRUPIT

Tifogrupi “Plisat”, që ndihmoi familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, është sërish aktiv. Prej ditës së parë të fatkeqësisë ata u angazhuan dhe arritën të mblidhnin ndihma ushqimore, veshmbathje e batanije.

Në këtë formë vazhduan për disa ditë rresht, duke dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm se dy vendet, Shqipëria dhe Kosova janë një. Dhe i gjenden sa herë pranë njëra-tjetrës në ditët më të vështira.

Ndërkohë, në ndeshjen e djeshme të basketbollit ku luante Prishtina përballë Lipjanit, të pranishëm si zakonisht ishin edhe “Plisat”, duke shpalosur një banderolë me shumë kuptim: “Sa herë kohët na kanë nda, na bashkuan hallet e mëdha”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT