Gjykata Supreme e Rusisë përjashton përgjithmonë nga zgjedhjet partia kundër luftës “Yablako”

Gjykata Supreme e Rusisë hodhi poshtë të hënën një apel nga partia kundër luftës ‘Yablako’, kundër vendimit të javës së kaluar që e ndalonte atë të merrte pjesë në zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm.
Gjykata e vendosi ndalimin një javë më parë, duke përjashtuar të vetmen parti politike të regjistruar që bënte thirrje për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
Padia kundër Yablakos u ngrit nga Rodina (“Atdheu”), një parti e vogël nacionaliste që mbështet Kremlinin.
Lideri i Rodinës e akuzoi Yablakon se është një lëvizje e mbështetur nga Perëndimi që kërkon të minojë si procesin zgjedhor ashtu edhe vetë Rusinë.
Yablako i hedh poshtë këto akuza dhe thotë se shpreh vullnetin e miliona rusëve që duan t’i jepet fund luftës.