Rusia njofton bombardimin e 2 anijeve që furnizonin Ukrainën me pajisje ushtarake në Detin e Zi!

Forcat ruse njoftuan sot (17 gusht) se goditën dy anije mallrash në portet ukrainase të Detit të Zi.

Lajmin e raportoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA, duke cituar Ministrinë e Mbrojtjes.

Njëra anije u godit në portin e Odesës dhe tjetra në portin e Mykolaiv, tha ministria.

Më tej u theksua se të dyja anijet ishin përdorur për të furnizuar ushtrinë ukrainase.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT