Dy Pastorë në Qeveri, Toni Gogu me ligjet dhe Ermal Nufi me ushtrinë

Toni Gogu do të jetë ministri i ri i Drejtësisë i Shqipërisë, pasi Edi Rama vendosi dje që ta largonte nga dikasteri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke i besuar ministrinë që e drejtonte prej pak muajsh Besfort Lamallari. Vetë ky i fundit u rikthye te Ministria e Brendshme.

Në vitin 1991, kur në Shqipëri u lejua feja, Gogu u bë protestant dhe vendosi të studionte dhe të shërbente në Kishë.

“Isha në një udhëtim, babai im ishte ortodoks por në realitet prindërit e mi thanë se nuk kishte Perëndi. Kështu që unë isha ateist, por unë kurrë nuk kisha vënë në dyshim ateizmin tim”, ka treguar Gogu në një rast.

Dy Pastorë në Qeveri, Toni Gogu me ligjet dhe Ermal Nufi me

Pastori Toni Gogu

Që nga ai moment mori vendimin e rëndësishëm, për të studiuar fenë. Toni Gogu, ose si njihet Pastor Genti, i është bashkuar Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale të Shqipërisë, si përfaqësues i fesë protestante.

Ndërkohë, edhe Ermal Nufi, ministri i ri i Mbrojtjes i Shqipërisë, është një predikues i fesë. Ai kryen shërbesa në Kishën e Besëlidhjes së Re – Tiranë, nuk mban ndonjë titull, e gjitha është një dedikim ndaj besimit të cilit i përket.

Dy Pastorë në Qeveri, Toni Gogu me ligjet dhe Ermal Nufi me

Ermal Nufi duke sherbyer ne Kishen e Beselidhjes se re, Tirane – 2022

Ermal Nufi është me origjinë nga Kukësi dhe djali i mjekut të mirënjohur në veri, Nark Nufi.

Deri më sot, ai mbante pozicionin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, duke ndihmuar e zëvendësuar Engjëll Agaçin, i cili gjithashtu pak ditë më parë u raportua papritur se ishte tërhequr nga detyra si Sekretar i Këshillit të Ministrave, pas 12 vitesh.

Me shkarkimin e Pirro Vengut si ministër i Mbrojtjes, detyra i është besuar Ermal Nufit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT