Berat Buzhala thotë se është penduar për sherrin në emision, por ironizon ata që e gjykuan në Tiranë: Është në burg Erioni, se do kisha shku në Bashki për punë vullnetare

Gazetari shqiptar nga Kosova, Berta Buzhala thotë se sot është penduar edhe më shumë për sherrin që pati mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” me kolegun publicist Albatros Rexhaj.
Sipas tij, ka nxjerr një mësim të vlefshëm nga debati që degjeneroi me Albatrosin, që nëse nuk i menaxhon dot emocionet të mos dalë në ekran, ama nuk kursen edhe ironinë për gjykimet e shumta nga opinioni publik në Tiranë.
“Nese nuk mundesh me i menaxhu emocionet, polemikat dhe debatet, mos shko ne debat, mos shko ne emision. Kurre nuk me ka ndodhe ne jeten teme nje gje e tille. Sot jam edhe ma i pendume se sa mbrame.
Fatbardhesisht nuk ka pase goditje, ka pase shtyrje. Studiot televizive nuk jane per me shite trimni”, shkruan gazetari Berat Buzhala. Ai shkruan më tej se sot ka dalë nëpër Tiranë dhe ka ndihmuar njerëz, për të rregulluar imazhin.
Ironia e tij shkon deri aty sa ai thotë se nëse kryebashkiaku Erion Veliaj nuk do ishte në burg, do kishte shkuar në bashki të kërkonte të bënte punë vullnetare.
“Perndryshe sot neper Tirane, tane diten jam angazhu me e permiresu imazhin tem. Neper qendra tregtare ju jepsha perparesi, jau bajsha keset deri te kerri, nje femije i thash qe shtinma doren ne goje, as nuk kafshoj as sen. Vec eshte ne burg Erioni se deshta me u lajmeru vullnetarisht ne Bashki, me kry pune komunitare. Me fshi dicka”, përmbyll Berat Buzhala.