Vrasja e Gilmando Danit, ish-prokurori: Policia të mos merret me ata që kapen me gjysmë grami hashashi, por me grupet kriminale që kanë mbi 15 vite aktivitet

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në një emision televiziv, ka deklaruar se policia nuk duhet të merret me ‘peshqit’ e vegjël, por duhet të kryejë përgjime për grupet kriminale me aktivitet mbi 15 vite në Shqipëri.

Beci tha se përgjimi parandalues duhet të bëhet për personat që dalin nga burgu.

Në rast se policia lodhet me operacionin Tempulli dhe arreston 50-60 persona me gjysmë gram hashash, atëherë le të lodhet dhe të bëjë disa përgjime parandaluese, dhe të shikojë që organizatat kriminale që kanë 15 vjet dhe janë aktive në Shqipëri, a janë më aktive apo jo?

Meqenëse një eksponent del nga burgu, është përgjimi parandalues dhe për këtë është shpikur”, tha Beci.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT