Veliaj kërkesë SPAK dhe Burgjeve: Dua të dal nga qelia për tre ditë! Siguroni kushtet

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i ka bërë një kërkesë SPAK dhe drejtorisë së Burgjeve, që të marrë pjesë në takimin zyrtar me përfaqësuesit e Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Europës, i cili do të mbahet në Tiranë në datat 17-19 nëntor 2025.
Veliaj shkruan në kërkesën e tij, se qëllimi i takimit është të sigurojë transparencë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe informim të saktë mbi situatën e tij ligjore.
Po ashtu ai ka bërë thirrje për miratimin e kërkesës dhe sigurimin e kushteve.
“Qëllimi i këtij takimi është të sigurojë transparencë, komunikim të drejtpërdrejtë dhe informim të saktë mbi situatën time ligjore, statusin tim institucional si Kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe respektimin e të drejtave të mia si i ndaluar. Në përputhje me detyrimet që rrjedhin nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, veçanërisht nenet 6 dhe 8 që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim, ju lutem të miratoni këtë kërkesë dhe të siguroni kushtet për zhvillimin e takimit gjatë periudhës së vizitës së përmendur”, shkruan Veliaj në kërkesën e tij.