Aksion në Farkë/ Koçiu: Askush nuk përfiton as një metër katror përtej lejes së ndërtimit!

Operacion kombëtar për vendosjen e ligjshmërisë në territor për ata që ndërtojnë pa leje apo përtej lejes apo lejes për qëllime fitimi, shtrihet në zonat rreth Tiranës, ku ndërtuesit, mbikyrësit, inspektorët e me radhë, që kanë shkelur kushtet e lejeve për vila e godina të shtrenjta, do të përballen me masat administrative e penale që parasheh legjislacioni në fuqi.

E pranishme sot, 3 nëntor, në Farkë ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu.

“Pas inspektimit në terren dhe monitorimit me dron, Policia e Shtetit në bashkëpunim me IKMT-në, kanë konstatuar një sërë paligjshmërish lidhur me ndërtimet në këtë territor.

Ky është proces që vjen në zbatim dhe në vazhdën e një sërë masash që po merren prej muajsh lidhur me zaptimin e hapësirave publike dhe ndërtimeve pa leje në të gjithë territorin e vendit”, tha Koçiu.

“Kushdo që ka një leje ndërtimi apo që del përtej asaj leje, nuk do përfitojë as një metër katror se leja e dhënë”, paralajmëroi ministrja.

U bëri thirrje edhe atyre që shesin apo ndërtojnë objekte lidhur me këtë.

“Nuk do të përfitojnë dot as një metër katror të zaptuar padrejtësisht dhe në mënyrë të paligjshme!”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT