Pakti për ujërat, flet konsulli grek: Të veçohen zërat ekstremistë

GJIROKASTER- Konsulli grek në Gjirokastër, Nikolas
Kotrokois kërkon të veçohen zërat ekstremistë që sipas tij po pengojnë
integrimin e Shqipërisë në BE. Në këtë rast ai shigjeton Aleancën Kuq e
Zi, ndërkohë që në këtë intervistë për “GSH”, Nikolas Kotrokois flet për
marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje dhe çështjen e pensioneve të
emigrantëve.

Si i konsideroni  marrëdhëniet mes Shqipërisë
dhe Greqisë?

Me Shqipërinë kemi
marrëdhënie shumë të mira, por mendoj se ka nevojë për zhvillim të
mëtejshëm të kësaj marrëdhënieje. Në këtë drejtim punojmë të gjithë,
kryesisht autoritetet diplomatike mes dy vendeve, sepse mendojmë dhe
shpresojmë që marrëdhëniet tona të jenë të shkëlqyera, pasi jemi dhe dy
vende fqinje të cilat ëndërrojmë të kemi një rrugë të përbashkët
evropiane. Siç e dini, Greqi po mbështet integrimin e Shqipërisë në
Evropë, por kjo dikton që Shqipëria duhet të plotësojë të gjitha
kriteret e duhura për t’u integruar, dhe më pas të jetë pjesë e familjes
evropiane

Cilat vlerëson si kritere që duhen plotësuar?Mund
të them që Shqipëria ka bërë progres gjatë këtij 10 vjeçari të fundit,
sidomos në plotësimin e demokracisë, por akoma ende ka për të bërë. Më
duhet të them që kriteret janë tashmë të përcaktuara nga Komuniteti
Evropian, por çdo shtet evropian më pas gjykon kriteret e vendosura në
bazë të shteteve. Për Greqinë, një parametër shumë i rëndësishëm si
plotësim për statusin në BE është dhe mbetet respektimi dhe legalizimi i
të drejtave të minoritetit etnik grek që jeton në Shqipëri. Do donim
nga shteti shqiptar që të njohë të drejtën e vetëdeklarimit të
minoritarëve dhe të gjithë qytetarët që janë me kombësi greke të
deklarohen të tillë jo vetëm në zonat me minoritete, por në të gjithë
vendin. Autoritetet greke kërkojnë t’u jepet e drejta të jenë të lirë
për të thënë se janë shtetas shqiptarë me kombësi greke. Një çështje
tjetër shumë e rëndësishme është përmbajtja e teksteve të lëndëve të
historisë e të gjeografisë. Këto libra duhet të pasqyrojnë realitetin e
sotëm, zhvillimet e sotme, dhe jo të kultivojnë nacionalizëm që helmojnë
brezat e sotëm, të cilët në të ardhmen si qytetarë evropianë të jenë
pjesë e familjes evropiane.

Aleanca Kuq e Zi, një prej
kritikuesve dhe mbrojtësve të historisë shqiptare,  ka denoncuar
marrëveshjen e kufijve dedetarë midis Greqisë dhe Shqipërisë.tarë midis
Greqisë dhe Shqipërisë. tarë midis Greqisë dhe Shqipërisë.tarë midis
Greqisë dhe Shqipërisë. Cili është komenti juaj?

Nuk mund
të jap këshilla në sistemin politik shqiptar, por mund të shpreh bindjen
time se detyrimi i politikës dhe sidomos partive të mëdha politike në
vend duhet të veçojë këta zëra ekstremistë, sepse këta njerëz pengojnë
integrimin e Shqipërisë dhe nuk lejojnë bashkëpunimin dhe marrëdhëniet
mes dy vendeve.

Vendimi për shkurtimet e pensioneve është kundërshtuar  nga sioneve është kundërshtuar nga minoritetet?
Kjo
është një çështje që lidhet me krizën ekonomike në Greqi dhe janë
pikërisht pjesë e reformave dhe masave të tre partive të mëdha politike
në vend për të nxjerrë vendin nga kjo krizë. Deri tani është operuar në
shkurtimin e këtyre pensioneve, por nëse edhe minoriteti është pjesë e
reformave, kjo duhet të pranohet.

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
              Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT