“Inflacioni në korrik 3,4%”, INSTAT: Barra më e madhe në xhepat e qytetarëve vjen nga ushqimet dhe transporti

Rritja e çmimeve në vend ka vijuar edhe përgjatë muajit korrik.

Sipas publikimit të INSTAT, norma e inflacionit në Korrik 2026 ishte 3,4 %, nga 2,5 % në Korrik 2025.

Por edhe krahasuar me muajin Qershor 2026, çmimet e konsumit u rritën me 0,2 %, duke sjell një kosto më të lartë jetese për qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare, rritja vjetore e çmimeve në muajin Korrik është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,18 % pasuar nga grupi “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” si dhe çmimet e e grupit “Transporti” të cilat normalisht u ndikuan nga rritja  e çmimeve të hidrokarbureve.

Krahasuar me muajin Korrik 2025 rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 8,0 %, pasuar nga “Argëtim, sport dhe kulturë” me 6,0 %, “Sigurime dhe shërbime financiare” me 4,5 %, “Qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante” me 4,1 % si dhe “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,5 %.

Por edhe grupet e tjera mobile, mirëmbajtje shtëpie dhe kujdes personal reflektuan rritje mbi 3%.

Krahasuar me muajin qershor të këtij viti, kontributin më të madh në xhepat e qytetarëve e kanë dhënë rritja e çmimeve në grupin “Transporti” me 4,7 % për shkak të rritjes së karburanteve pasuar nga grupet e tjera argëtim, mirëmbajtje shtëpie dhe qiratë.

Ndërsa grupi ushqime u ul me 0.5% për shkak dhe të daljes në treg të produkteve vendase.

INFLACIONI VJETOR

Korrik 2026         3.4%%

Korrik 2025         2.5%

RRITJA E ÇMIMEVE

Transporti                                                                     8,0 %

Argëtim, sport dhe kulturë                                          6,0 %

Sigurime dhe shërbime financiare                             4,5 %

Qira, ujë, energji, gaz dhe karburante                        4,1 %

Ushqime dhe pije joalkoolike                                      3,5 %

Mobilje, pajisje dhe mirëmbajtje e shtëpisë             3,3 %

Kujdes personal dhe mallra e shërbime                    3,1 %

Back to top button
LAJMET E FUNDIT