‘Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës’, Berisha zulmon Zelenskyn: Deklaratë e papërgjegjshme!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti një deklaratë për mediat sot në 10 gusht.

Në hyrje të fjalës së tij, Berisha tha se opozita po censurohet dhe se nuk po i jepet hapësira, që i takon. Ai tha se qeveria ka kapur çdo gjë dhe nuk lejon lirinë e fjalës.

“Opozita në Shqipëri censurohet gjatë gjithë kohës, duke mos pasur hapësirën e duhur në media, qoftë në televizion, radio apo gazeta”, tha Berisha.

Foli edhe për deklaratën e presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, që deklaroi se Ukraina nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.

Sipas Berishës, kjo është një deklaratë krejtësisht e papranueshme dhe se pavarësia e Kosovës është njohur nga Gjykata Ndërkombëtare Penale.

Shpreh keqardhje për deklaratën e Zelenskyt. Pavarësia e Kosovës është e njohur nga Gjykata e Drejtësisë Ndërkombëtare. Pavarësisht qëndrimit të Ukrainës, Shqipëria dhe Kosova janë solidarizuar me luftën heroike të popullit ukrainas kundër agresionit barbar rus.

Është deklaratë krejtësisht e papranueshme. Shqiptarët duhet ta mbështesin Ukrainën në luftë ndaj Rusisë. Ne nuk harrojmë këtë deklaratë, por nuk mund të ndryshojmë qëndrimin ndaj agresionit rus”, u shpreh kryedemokrati Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT