Veteranët e UÇK i japin Manastirliut dy dhuarata për kryeministrin Rama, për mbështetjen e protestës

Në mes të protestës masive “Liria ka emër” në Sheshin “Skënderbej”, Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kanë kryer një veprim simbolik në drejtim të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Nëpërmjet, Ogerta Manastirliut, veteranët i kanë dërguar Ramës dy dhurata. Këto dhurata erdhën si falënderim për “mbështetjen dhe reklamimin” që Kryeministri i bëri këtij tubimi, i cili mbahet në mbështetje të ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të cilët gjykohen në Hagë.

Veterani Agim Pllashaniku ishte ai që i dorëzoi personalisht Manastirliut dy objektet:

Një pllakatë me mbishkrim falënderues.

Një portret të Kryeministrit Edi Rama.

Ky gjest thekson mbështetjen nga qeveria shqiptare ndaj veteranëve të UÇK-së dhe çështjes së ish-krerëve të saj.

Protesta vijoi në Tiranë me thirrje për liri dhe unitet kombëtar. Aty morën pjesë edhe figura të rëndësishme politike si ish-Presidenti Alfred Moisiu, kryebashkiaku i Prishtinës, Përparim Rama, si dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT