“Sulmet politike frymëzojnë…”/ Dumani: Prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale (VIDEOT)

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, bëri të ditur se prokurorët e posaçëm janë kërcënuar nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre. 

Në fjalën e tij në Komisionin Parlamentar të Ligjeve, Dumani iu përgjigj pyetjeve të deputetit demokrat Klevis Balliu, duke u shprehur se pavarësisht kërcënimeve nga organizatat kriminale. 

“Prokurorët kanë rënë pre e kërcënimit nga organizatat kriminale. Kërcënime serioze jo sa për t’u thënë. Megjithatë prokurorët e kanë përballuar dhe janë përballur me ta duke ndërtuar ngritje penale të suksesshme”, tha drejtuesi i SPAK, Altin Dumani. 

Ky i fundit, më herët gjatë fjalës së tij në raportimin për veprimtarinë e SPAK gjatë vitit 2024, theksoi se Prokuroria e Posaçme evidentoi 16 grupe kriminale shqiptare me veprimtari ndërkombëtare dhe goditi 10 prej tyre. 

Dumani: Sulmet politike ndaj SPAK, frymëzojnë elementët kriminalë të na kërcënojnë 

Deklaratat dhe sulmet politike ndaj SPAK frymëzojnë kërcënimet ndaj prokurorëve të posaçëm nga krimi i organizuar. 

Kështu u shpreh kreu i SPAK, Altin Dumani, në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve. 

“Deklaratat politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar. Sa herë shtohen sulmet politike, vihet re shtim i rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne qëndrojmë larg retorikës politike”. 

Më herët, Dumani deklaroi se prokurorët e SPAK janë kërcënuar seriozisht nga organizatat kriminale gjatë hetimeve për goditjen e tyre.   

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT