Foto e Ergys Kaçes me stemën e UÇK, tifozët e PAOK sulm Agimit të Artë
SELANIK- Polemikat që shpërthyen kohët e fundit midis tifozëve të PAOK dhe Agimit të Artë pas publikimit të fotos së futbollistit të kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe me një fanellë të UÇK-së, jo vetëm që vazhdojnë, por duket se po marrin përmasa gjithnjë e më të mëdha.
Pasditen e kësaj të mërkure, në Selanik, në zonën ku ndodhen zyrat e Agimit të Artë rreth 30 tifozë të ekipit të PAOK-ut kanë qëlluar me shishe dhe fishekzjarre zyrat e Agimit te Arte.
Anëtarët e Agimit të Artë i janë përgjigjur me të njëjtën mënyrë deri në ndërhyrjen e policisë.
Nga sulmi janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar disa persona.
E gjithë kjo situatë është krijuar pasi një foto e Ergys Kaces me një bluze të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shpërnda në Facebook, duke nxituar zemërim të Agimi i Artë.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.
| Forca të shumta të policisë ndërhynë për të qetësuar situatën dhe kryen 46 arrestime. |