Emërimi i ish-ministrit të tij në krye të Portit të Durrësit vë në lëvizje qeverinë e Albin Kurtit, merren disa VENDIME

Analisti dhe një nga mbështetësit më të zëshëm të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Xhevdet Pozhari, ka reaguar me ironi ndaj zhvillimeve të fundit në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Pozhari ka komentuar emërimin e ish-ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si drejtor në Portin e Durrësit, si dhe vendimin e pasardhësit të tij, ministrit aktual të Mjedisit në Kosovë, Hysen Durmishi, për të vënë nën mbrojtje zonën “Mali Mokna dhe Liqenin e Ujmanit”.

“Në ditën kur ish ministri Liburn Aliu është emëruar drejtor në portin e Durrësit nga Edi Rama, Hysen Durmishi paska publikuar vendimin për të vënë nën mbrojtje “Malin Mokna dhe Liqenin e Ujmanit”.

Sipërfaqja e kësaj zone që është vënë nën mbrojtje është 192.19 km². Tashmë, 12.4% përqind e territorit të Kosovës mbrohet ligjërisht që është përqindja më e lartë e territorit në mbrojtje të natyrës në gjithë Ballkanin Perëndimor. Shyqyr që paska shku Liburni! Punë të mbarë, Hys!”, ka shkruar Pozhari me ironi, duke lënë të kuptohet kështu se duhej lëvizja e Aliut që kjo të ndodhte në Kosovë.

Emërimi i ish-ministrit të tij në krye të Portit të

Postimi i Pozharit

Ky reagim ka ardhur në një kohë kur Shqipëria është duke “vluar” nga lajmet për kalimin e Aliut në krahun e Ramës, kjo dhe pas “përplasjeve virtuale” që dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti, kanë pasur kohëve të fundit me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, vendimi për mbrojtjen e zonës “Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit” është mirëpritur si një hap i rëndësishëm në ruajtjen e pasurive natyrore të vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Mjedisit, pas këtij vendimi, 12.4% e territorit të Kosovës mbrohet me status ligjor, e cila e kthen vendin me përqindjen më të lartë të territorit të mbrojtur në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në qeverinë Kurti, do të drejtojë Autoritetin Portual Durrës. Aktualisht, në krye të këtij institucioni strategjik për vendin, prej pak më shumë se një viti, është Kreshnik Bajraktari. Raportohet se ai do të shkojë drejtor në Drejtorinë e Rrugëve, ndërsa vendin e tij në Durrës do e zërë Liburn Aliu.

Deri dy muaj më parë, ai ishte Ministër në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë, por dha dorëheqjen papritur.

Liburn Aliu sqaroi se vendimi i tij është marrë pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës, për të cilin tha se nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën, që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për Aliun.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT