Elvis Naçi dërgon 50 ton ushqime shqiptarëve në Serbi (FOTO)

50 ton me ushqime kanë mbërritur tashmë në Serbi për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
koronavirusi dhe izolimi i ka lënë të vetëm ata në këtë territor, por jo misioni bamirës i Elvis Naçit dhe ekipit të tij.
“LUGINE JEMI ME JU! LUGINE NUK JU HARROJME!
Sot jam i gëzuar, zemra mal, sepse pas shumë pëpjekjeve arritëm të cojmë 50 ton ushqime në Luginën e Preshevës. Do të jemi në Preshevë, Medvegjë, Bujanovcë.
Sa shumë lutje e falenderime na keni çuar, por ne sot jemi të gëzuar se konkretizuam sakrificat për t’i dërguar ndihmat tek shqiptarët tanë.
TE NDARE NE TROJE NE ZEMER NJE!
Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjitha ata që mundësuan këtë mision për të gëzuar çdo familje shqiptare.
LUGINE JEMI ME JU!”, shkruan Elvisi teksa ndan fotot e kamionëve të mbushur plot e përplot me ushqime.