Lubonja reagon ashpër: Sistemi i drejtësisë s’është i pavarur! Integrimi europian, iluzion i qeverisë dhe mashtrim për shqiptarët

Analisti Fatos Lubonja është i mendimit se qeveria e Edi Ramës po e përdor integrimin europian si një iluzion për të mashtruar qytetarët.

Lubonja theksoi se Rama po mashtron qytetarët dhe po zbeh arsyet reale të largimit masiv të shqiptarëve nga vendi.

Sipas tij, Europa po përjeton një nga periudhat më të errëta të saj. Analisti vuri theksin edhe tek sistemi i drejtësisë, për të cilën tha se duhet të jetë e pavarur.

“Ne duam të hyjmë në Evropë që të bëhemi pak a shumë me standarde evropiane.Të kemi një shtet të së drejtës dhe të kemi një drejtësi të pavarur.

Evropa në historinë e saj është në periudhën më të zezë dhe këtu bëhet edhe shkelje e parlamentit. A do ta ngrejnë ata zërin kundrejt kësaj Amerike dhe Evrope? Kjo është thelbi i gjësë. Kjo është një mashtrim i Edi Ramës që ne mos të ikim nga vendi.”-tha Lubonja.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT